Fero jep leksione: çdo pune do ta kisha punuar, vetëm që të mos kërkoj nga prindërit

Fero jep leksione: çdo pune do ta kisha punuar, vetëm që të mos kërkoj nga prindërit

Fero njihet si njeri ndër reperet më të talentuar shqiptar, por ai njihet edhe për mënyrën se si qaset me publikun dhe me mediat, e akoma më shumë njihet për mënyrën se si i promovon projektet e tij.

Shpesh cilësohet kontradiktor për formën se si komunikon dhe promovon projektet e tij, por strategjia e tij rezulton me suksese, pasi që Fero është i vetmi që mund t’i mbledh 500 mijë komente me një foto.

Kohet e fundit gjatë qëndrimit në karantinë Fero po praktikon shpesh komunikimin live me fansat e tij përmes Instagramit.

Gjatë komunikimit ai pranon pyetje të shumta të cilave nuk heziton tu përgjigjet.

E një përgjigje e Feros është bërë hit në rrjetet sociale, ku Fero flet dhe njëkohësisht i kritikon të rinjtë që nuk punojnë.

Fero ndër të tjera tha se do kishte punuar çdo pune para se të hynte në muzikë, sepse asnjëherë nuk ka kërkuar nga familja të holla për kafe, përkundrazi ka punuar që të ketë para që ti plotësoj nevojat e veta, dhe nuk ka refuzuar si të rinjtë sot të punoj.

Për më tepër ndiqen videon: