fbpx

Fero largohet nga One Records

Fero largohet nga One Records

Reperi i famshëm shqiptar Fero është larguar nga One Records, këtë e kë bërë të ditur vet reperi përmes një postimi në Instagram.

Në postimin e tij ai shkruan:” Fansa , Dashamir , Miq te dashur dua te ju lajmëroj qe nga sot kemi përfunduar kontratën me kompaninë dhe nuk jam pjesë e “On Records” ku jemi nda miqësisht me një marrëveshje te re ku unë do te vazhdoj si një Artist i pavarur . Por dhe On Records ka te drejtën te rezervoj data për mua . Faleminderoj Fansat per supportin dhe një ashtu Kompanin për punën e pa lodhshme.”

Njëkohësisht Fero ishte artisti më i popullarizuar që kishte One Recors, dhe po ashtu ka qenë ndihmës i madhe në kompani duke përkrahur artistë të tjerë në forma të ndryshe, si në rastin e reperes Rina Balaj, të cilës i dha famë me tekste dhe me bashkëpunime.

Mbetet të shihet se si do ti ecën karriera reperit shumë të përfolur dhe problematik Fero. /Insajderi.com