Fero së shpejti me projekt të ri

Fero së shpejti me projekt të ri

Reperi Fero është duke përgatitur projektin e ri muzikor, të cilin do ta sjellë në një të ardhme të afërt.

Njoftimin e ka bërë vet ai në rrjetet sociale, si edhe producentët e tij, ZzapnChriss.

“Shumë shpejt Fero me projekt të ri”, shkruan në profilin e tyre në Instagram.

Ndërsa në këtë rrjet social, vet reperi ka shkruar: “Unë jam rrit për të qenë problem”.

“Bona fam” është një prej këngëve më të fundit të Feronit Shabanit që u lansua në muajin tetor. Videoklipi i kësaj kënge numëron mbi 3.7 milionë shikime në YouTube.

View this post on Instagram

Un jom rrit mu kon problem ? #SOON

A post shared by ALLE$ BABA (@ferofera) on

Ndërkohë që më herët, në muajin qershor, e kishte lansuar këngën “Vi vet”, po ashtu të shoqëruar me video muzikore që numëron mbi 3.5 milionë shikime në shërbimin për shpërndarjen e videove.

Theksojmë se në të kaluarën, Fero solli këngë, si “Veni 1”, “Mamacita”, “S’ka konkurrencë”, “Gang Gang” dhe të tjera, që janë pëlqyer shumë nga fansat e tij.