Fero tradhëton Rinen?

Fero tradhëton Rinen?

Siç e dimë tashmë Fero ishte ai që i dha hapat e parë Rines në industrin e Rep muzikës, duke bashkpunuar me të, dhe duke i ndihmuar me tekste në fillimet e saj, shkruan Insajderi.

Së fundmi Fero ka publikuar disa insta story duke dëgjuar këngen e re të Melindës, dhe një tjetër duke dëgjuar këngën e Tayne-s,  dy rivalet  më të mëdha të Rines, ku shpeshherë i kanë drejtuar njëra-tjetrës dissa të ashpër.

Rina, Tayna dhe Melinda për momentin janë më të kërkuarat në skenën e muzikës vendore, ato vazhdimisht kanë pasur vëmendje të madhe duke adresuar dissa për njëra-tjetrën, dhe duke mos qenë asnjëherë të pranishme në të njëtin event e në të njëjtën kohë.

Se pse po i mbështet Fero Taynen e Melinden mbetet të shihet në vazhdim, ndoshta mund të ketë edhe ndonjë bashkëpunim mes tyre./ Insajderi.com