Feronikeli bën të ditur çmimin e biletave për ndeshjen kundër Prishtinës

Feronikeli bën të ditur çmimin e biletave për ndeshjen kundër Prishtinës

Klubi i Feronikelit ka njoftuar për çmimet e biletave, për ndeshjen “finale” kundër Prishtinës.

Skuadra nga Drenasi e pret Prishtinën në ndeshjen vendimtare për titull, të dielën më 19 maj, me fillim prej orës 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, përcjell Insporti

Interesimi do të jetë jashtëzakonisht i madh për këtë takim, pasi do të përcaktohet titulli i kampionit në IPKO Superligë për sezonin 2018/19.

Në një njoftim, Feronikeli ka konfirmuar se bileta është 5 euro, derisa aty thuhet se fëmijët nën moshën 15 vjeçare nuk do të lejohen në stadium.

Lexoni më shumë në Insporti