
Në javën e tretë të kampionatit, Feronikeli dhe Drenica, i kanë ndarë pikët, duke barazuar me rezultat 2 me 2.
Drenica kaloi e para në epërsi si mysafir, me golin e Muratit, i cili shënoi në minutën e 26’
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërsa në të dytën, ekipi nga Drenasi shënoi dy gola, një në minutën e 58’ përmes Dabiqaj dhe një në minutën e 72’ përmes Milickovic.
Drenica e arriti barazimin në minutën e 80’, me Muratin, i cili shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje.
Pas këtij barazimi, Feonikeli gjendet në pozitën e tretë me katër pikë, ndërsa Drenica në vendin e pestë me po ashtu katër pikë./Insajderi.com.