Feronikeli është kampion i Kosovës në futboll

Feronikeli është kampion i Kosovës në futboll

Skuadra e Feronikelit nga Drenasi është kampionia e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Feronikeli i trajnerit Zekirija Ramadani ka arritur që ta mund Prishtinën në përballjen direkte për titull, raporton Insproti

Në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ të Drenasit, Feronikelit do t’i mjaftonte edhe barazimi, pasi që në këtë ndeshje ekipet shkuan me dy pikë diferencë (77 – 75).

Feronikeli sidoqoftë e fitoi titullin me fitore minimale, 1-0, falë goli të shënuar nga Yll Hoxha në minutën e 73-të të ndeshjes nga goditja e dënimit.

‘Nikli’ ishte më kërkues dhe më dominues në këtë ndeshje, që në përgjithësi ishte shumë zhgënjyese, me Prishtinën që nuk pati asnjë gjuajtje në drejtim të portës.

Ekipi nga Drenasi e fiton titullin me 80 pikë pas 33 xhirove në Superligë, me 25 fitore, 3 humbje e 5 barazime.

Feronikeli do të luajë në parakualifikime për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ndërkaq Prishtina gjasat e vetme për të luajtur në parakualifikime të Ligës së Evropës do t’i ketë në rast se ‘Nikli’ e fiton edhe Kupën e Kosovës me Trepçën ’89, ku Prishtina do të siguronte një vend për në garat në Evropë si e dyta.

Për ‘Niklin’ ky është titulli i tretë i kampionit në histori të klubit, pasi atë e kishte fituar në sezonet 2014/15 dhe 2015/16. /Insporti.com/