Si rrjedhojë e shpërthimit të pandemisë dhe masave të ndërmarra kundër përhapjes së virusit, bota e teatrit dhe shfaqjeve ra në një gjendje latente.
Mirëpo “Ferri” shfaqja nga regjisori Kushtrim Mehmeti, aktorët dhe instrumentistët sollën mbrëmë teatrin në Parkun e Qytetit të Prishtinës.
Shfaqja është e bazuar në veprën e njohur botërore “Komedia Hyjnore” nga Dante Aligeri.
Duke iu përmbajtur rregullave të reja, shfaqja mirëpriti vetëm 50 persona, që partin rastin të shohin nga afër krijimin e regjisorit.
Regjisori ka falënderuar të gjithë ata që punuar për tre muaj që “Ferri” të realizohej. Kjo shfaqje është mbështetur nga Komuna e Skenderajt, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. /Insajderi.com