Festim Alidema rikthehet tek Drita

Festim Alidema rikthehet tek Drita

Festim Alidema do të kthehet të luaj përsëri tek skuadra e Dritës, për sezonin 2020/2021. Pasi sulmuesi nga Pozharani ka arritur marrëveshjen për rikthim me kampionët e Kosovës.

Ai do të luajë tek Drita në formë huazimi nga Slaven Belupo e Kroacisë, pasi nuk ka arritur të gjejë formën dhe të shfaqë cilësitë e veta, tek skuadra ku ishte transferuar në sezonin e kaluar.

Pritet që Alidema, të bëjë sot( e mërkurë) prezantimin tek Drita.

Ai ishte sulmuesi më i mirë i Ipko Super Ligës, para një sezoni dhe tani rikthimi i tij, pritet të bëjë përsëri bujë në këtë ligë./Insajderi.com.