Festivali “Flaka e Janarit” heq nga aktiviteti shtyllën “Film-Foto Flaka”

Festivali “Flaka e Janarit” heq nga aktiviteti shtyllën “Film-Foto Flaka”

Komuna e Gjilanit organizon  edicionin e 28-të të manifestimit tradicional kulturor “Flaka e Janarit” që mbahet në nderim të heronjeve, dëshmorëve e martirëve të kombit.

Manifestimi zakonisht nis me homazhe tek varrezat dhe lapidarët e dëshmorëve duke vazhduar pastaj me aktivitetet të tjera sikurse arti pamor, skenik, letrat dhe ai muzikor, të cilët cilësohen si katër shtyllat kryesore të Flakës së Janarit.

Festivali i filmit të shkurtër “Film-Flaka” dhe festivali i fotografisë “Foto-Flaka” këtë vit nuk do të marrë pjese në manifestimin e “Flakës së Janarit”.

Regjisori Burim Baftiu në një intervistë në Rtk ka thënë se prej fillimit të angazhimit  të “Foto-Flim Flaka” ka hasur në shumë vështirësi ani pse qytetarët kanë pasur shumë interesim për filmat shqip.

“Dy vitet e para ka shku më vështirësi mirëpo pa ndonjë arsye normale Komuna e Gjilanit ka vendosur që të mos organizojë “Foto-Film Flaka”, drama shqipe dhe interesimi i qytetarëve  ka mbushur sallat per 3 vite. “Foto-Film Flaka” ka marrë një përmasë të madhe interesimi”, ka thënë regjisori Baftiu.

Si arsye Komuna e Gjilanit është shprehur se dëshiron të rikthehet tek katër shtyllat tradicionale gjë që “Foto-Film Flaka” nuk  konsiiderohet si pjesë e asaj shtylle.

“Foto-Film Flaka” sipas Baftiut qëllim kryesor ka plotësimin e hapësirës dhe jo konkurrencën ne festival.

Festivali “Flaka e Janarit” zgjat tri javë ku grumbullon një numër të madh artdashës.