Festivali Global i Filmit mbi migracionin për herë të parë në Prishtinë

Festivali Global i Filmit mbi migracionin për herë të parë në Prishtinë

Sot për herë të parë në Kosovë do të organizohet shfaqja e filmave në kuadër të Festivali Global i Filmit mbi Migracionin, ku janë përzgjedhur filma vendor, si dhe filma dhe dokumentarë nga përzgjedhja ndërkombëtare.

Në këtë edicion Festivali do të shfaq filma të shkurtër dhe të gjatë si dokumentari “I am Rohingya”, “Zvicra” nga një regjisor i ri Kosovar Fisnik Maxhuni, filmin “Kiem Holijanda”, vetëm për ti përmendur disa prej tyre.Një fokus i veçantë do të jetë shfaqja e filmit të shkurtër “Home” nga Daniel Mulloy, fitues i çmimit BAFTA për vitin 2017 për filmin më të mirë të shkurtë. Filmat e përzgjedhur mbulojnë aspekte të ndryshme të migrimit, nga kthimi i detyruar me forcë, migrantët në lëvizje, deri tek çështjet e integrimit dhe identitetit kur jetojnë në diasporë. Nëpërmjet tyre, tregimet personale do të tregojnë një aspekt njerëzor të migrimit, përtej vellos të paragjykimit, dhe numrave të depersonalizuar.

Avokatja Hedije Ademi në xhirollogarinë e të së cilës janë transferuar të hollat ka thënë se ato të holla më pas ia kishte dorëzuar klientit të saj duke deklaruar se ndonëse e ka parë shumën e lartë të të hollave nuk ka dyshuar se KGJK-ja mund të ketë bërë ndonjë gabim gjatë përllogaritjes.