Festivali UNUM sot ka publikuar grupin e dytë të artistëve të cilët do të performojnë në vendin e famshëm bregdetar tek Rana e Hedhun, në Shëngjin nga 31 maji deri më" />

Festivali që mori vëmendjen e mediave botërore UNUM, publikon listën e re të DJ-ve

Do të jenë tri skena me muzikë për 24 orë përgjatë gjithë festivalit, nga lindja e diellit dhe ndejat deri në perëndim, të cilat do të jenë vetëm disa nga karakteristikat mahnitëse të këtij festivali, sikurse edhe aktivitetet tjera në sportet ujore, rrezitjet në diell, kuzhina lokale dhe udhëtimet kulturore.

Festivali që mori vëmendjen e mediave botërore UNUM, publikon listën e re të DJ-ve

Festivali UNUM sot ka publikuar grupin e dytë të artistëve të cilët do të performojnë në vendin e famshëm bregdetar tek Rana e Hedhun, në Shëngjin nga 31 maji deri më 2 qershor 2019. 

Emrat e klasit botëror si Craig Richards, Leon, Adriatique, Raresh, tINI, Zip, Vera, Ferro, Joseph Capriati dhe shumë të tjerë do të bashkohen me emrat e mëdhenj tashmë të publikuar, sikurse Luciano, Ricardo Villalobos, Butch, Petre Inspirescu, Praslea, Sonja Moonear DeWalta dhe 50 artista të tjerë.

Për UNUM dhe emrat e mdhenj të artistëve që do performojnë kanë shkruar media me ndikim në fushën e muzikës por edhe të festivaleve të muzikës elektronike sikurse “Resident Advisor“, “Mixmag“, “Djmag.com” e shumë të tjera.

Ky festival i ri idilik sjell për herë të parë në më të mirën e muzikës elektronike në një rajon të ri. Ky vend mburret me bukurinë mahnitëse natyrore të Rivierës Shqiptare, pyje të dendura me pisha, det të bukur dhe vargmale në prapavijë të cilat të lënë pa frymë. 

Festivali UNUM ka rënë dakord për një bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit të Shqipërisë për të mundësuar qasjen e lehtë dhe pjesëmarrjen pa stres në festival. Kjo do të thotë se strehimi më i mirë në zonën lokale është me burim dhe do të operohet ekskluzivisht përmes UNUM-it për të siguruar akomodim cilësor prej 2 deri në 5 yje, si dhe transferim në shëtitoren e Shëngjinit nga aeroportet lokale dhe portet e trageteve dhe një shërbim plotësues festivalesh që do të zhvillojë ditën dhe natën gjatë gjithë festivalit. Çmimi i biletës për 3 ditë e 3 net festival dhe transporti nga qyteti deri te lokacioni i festivalit është 40 euro ndërsa paketa 3 net me akomodim, transferime dhe kalendar festiv 3-ditor me ri-hyrje të pakufizuar fillon nga 110 €.

Do të jenë tri skena me muzikë për 24 orë përgjatë gjithë festivalit, nga lindja e diellit dhe ndejat deri në perëndim, të cilat do të jenë vetëm disa nga karakteristikat mahnitëse të këtij festivali, sikurse edhe aktivitetet tjera në sportet ujore, rrezitjet në diell, kuzhina lokale dhe udhëtimet kulturore.

Publikimet e reja të linjës së artistëve gjejnë mbështetjen kryesore të teknos me Joseph Capriati që sjell tingujt e mëdhenj dhe të fuqishëm, plus udhëheqësin e labelit Nothing Special, Craig Richards bashkë me minimalistin rumun – Raresh. 

Do të ketë shumë përzgjedhje të shtëpive të kultit, duke filluar nga shefi i Perlon, Zip dhe Vera, ndërsa titani teknologjik tINI gjithashtu luan, ngjashëm sikurse italiani Leon dhe mjeshtrit e Adriatique. 

Por ka edhe shumë më tepër talentë që mbulojnë të gjitha hijet e spektrit e zërit të muzikës underground, si Cap, Cris Rey, Erti Lutaj, Ferro, Franco Cinelli, Hugo Bianco, Igor Vicente Jonny N’Travis, Manolaco, Ohmme, Mike Shannon dhe Traumer.

Gjatë gjithë ngjarjes do të ketë opsione të gjera për pije dhe ushqime, përfshirë skarën, picat, barin e sallatave, oferta për veganë dhe vegjetarianë, ushqime të freskëta deti, kamioneta me akullore, bari për vitamina, verëra dhe koktej bar plus një zonë e dedikuar për relaksim me dyqane të ndryshme për veshje dhe aksesorë të festivalit, shërbime të ndryshme relaksuese dhe zbavitëse si p.sh. masazh, pikturë në trup e fytyrë, si dhe argëtim tjetër alternativ.

Arritja në festival është e lehtë. Ka fluturime të drejtpërdrejta nga e gjithë Evropa për në Tiranë (transferim 1 orë), Podgoricë (2 orë), Prishtinë (2.5 orë) dhe Portin e Trageteve në Durrës (1.5 orë), ndërsa UNUM është kujdesur për të gjitha transferimet në dhe nga festivali për vetëm 20 € ose të përfshira në çmimin e paketave të festivalit.

Festivali UNUM zhvillohet në zonën e plazhit e njohur si Rana e Hedhun në fundin verior të vendpushimit në Shëngjin, Shqipëri. Vendi i festivalit do të jetë i mbyllur me qasje vetëm me biletë dhe shirit të festivalit, i cili lejon ri-hyrje të pakufizuar në festival gjatë gjithë kohëzgjatjes së ngjarjes.

Pikat e shitjes ku mund të blihen biletat e festivalit janë:

Kosovë:

Rave Travel, Vllesa – CO Ria, Bon Vivant, Soma Book Station, Miqt Pub

Shqipëri:

EasyPay, Enter – events & entertainment, Discobox, Radio Bar, Destill

Maqedoni:

MKtickets

Serbi:

Gigs tixs

Website http://www.unumfestival.com/

Facebook https://www.facebook.com/unumfestival/

Instagram https://www.instagram.com/unumfestival/