Fevziu për librin ‘Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi’: Nuk është rrëfim për një person por është rrëfim për një epokë

Fevziu për librin ‘Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi’: Nuk është rrëfim për një person por është rrëfim për një epokë

Njëri nga autorët e Librit ‘Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaci’, Blendi Fevziu, ka folur për librin në fjalë, duke thënë se ky nuk është thjesht libër për një person por libër për një epokë, njofton Insajderi.

Në profilin e tij në Facebook, Fevziu është shprehur se “ky nuk është thjeshtë libër për një lëvizje të armatosur. As për një personazh të përfshirë në të. Ky është rrëfim për një nga momentet më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve. Është̈  rrëfim për qëndresën në të gjitha format e saj”.

Tutje ai ka shtuar se ky libër është pasqyrë e një populli i cili përjetoi tragjedinë e tij për një shekull dhe nuk rreshti kurrë së kërkuari liri dhe dinjitet.

Më pas Fevziu ka sqaruar se bashkë më rrëfimin e një epoke, ky libër është edhe historia e një djali të ardhur nga fshati i cili sëbashku me shokë refuzoi të jetonte sikur paraardhësit e tij nën regjimin jugosllav.

“Eshtë njëkohësisht, historia e një djali nga fshati, që së bashku me shokët e tij, refuzuan të jetonin si prindërit e tyre në Jugosllavi. Që vendosën të luftojnë dhe arritën atë që kishin ëndërruar. Eshtë një histori e Hashim Thaçit, po aq sa e atyre që nuk ja arritën dot të shohin lirinë”./Insajderi.com