FFK dënon ashpër Marmullakun pas ndërhyrjes kundër Maxhunit

FFK dënon ashpër Marmullakun pas ndërhyrjes kundër Maxhunit

Ndërhyrja e Leonard Marmullakut ndaj Lorik Maxhunit, në ndeshjen e barazhit mes Flamurtarit dhe Dukagjinit, kishte bërë që ky i fundit të niset me urgjencë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për operim, njofton Insajderi.

Ndërhyrja brutale nga Murmullaku, u dërgua në disiplinë nga Komisioni i Garave, pastaj edhe u pezullua.

Ndërsa, në vendimin e fundit, futbollistit të Dukagjinit i shqiptohet dënim i ashpër, ku do t’i ndalohet të luaj në tetë ndeshjet e ardhshme.

Vendimi i plotë nga Komisioni Disiplinor i FFK-së:

Lojtari i KF ”Dukagjini” me nr fanele 16 Leonard Marmullaku dhe nr ID 002345M02. Në minutën e 90+, ndërhyn brutalisht ndaj lojtarit kundërshtar, duke i shkaktuar lëndim të rëndë (fraktur në këmbë), me ç`rast e ka paaftësuar për lojë për një kohë të gjatë. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 44 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore:
Dënohet me tetë (8) ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK.

Dukagjini fitojë ndeshjen e barazhit kundër Flamurtarit me rezultat 2-1./insajderi.com