FFK u pasurua me 500 mijë euro nga Qeveria e Kosovës, shpërthen Driton Kuka duke ironizuar

FFK u pasurua me 500 mijë euro nga Qeveria e Kosovës, shpërthen Driton Kuka duke ironizuar

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka ndarë 500 mijë euro për Federatën e Futbollit të Kosovës për sukseset e arritura.

Për këtë lajm ka reaguar trajneri i xhudos, Driton Kuka.

Trajneri i Majlinda Kelmendit ka shkruar se mjete nevojiten edhe për Federatën e Xhudos, madje duke ironizuar se kjo federatë ka “miliona”.

Postimi i plotë i Driton Kukës:

Sot Qeveria ndau 500 mijë Euro Federatës së futbollit me propozim të Kryeparlamentarit Veseli

për rezultatet e arritura.

Vendimi qëlluar dhe me plot meritë.

Vendim ky për sukseset e fundit .

Federata e xhudos ka buxhet me miliona ska nevoj për përkrahje shtesë!!!!