Fiat Chrysler dhe Peugeot bien dakord të bashkohen me njëri-tjetrin

Fiat Chrysler dhe Peugeot bien dakord të bashkohen me njëri-tjetrin

Kjo marrëveshje do të krijonte prodhuesin e katërt më të madh të makinave në botë

Fiat Chrysler dhe grupi PSA i Francës, pronari i Peugeot, kanë rënë dakord për t’u bashkuar me njëri-tjetrin, duke krijuar kështu prodhuesin e katërt më të madh të makinave në botë, me të ardhura të kombinuara prej 170 miliardë eurosh. Të dyja kompanitë thanë që kishin nënshkruar një “marrëveshje kombinimi” detyruese që do të rezultojë në një krijimin e një industrie lider në këtë fushë, me një gamë më të madhe prodhimi dhe me më shumë aftësi për të investuar në teknologji të reja. Aksionarët e secilit grup do të zotërojë secili 50 për qind të aksioneve të njësinë së re.

Marrëveshja do të riformësojë sektorin e automobilave, i cili është aktualisht duke kaluar në një periudhë transformimi, me shpenzime të konsiderueshme që janë të domosdoshme për zhvillimin e automjeteve elektrike dhe sistemeve të vetëdrejtimit. Sipas kësaj marrëveshjeje do të krijohet një grup me fitim operativ prej më shumë se 11 miliardë eurosh, me një fuqi punëtore prej më shumë se 400,000 personash dhe me shitje totale prej 8.7 milionë automjetesh, duke e renditur këtë prodhues përpara General Motors dhe Hyundai-Kia. Në Europë, shitjet e kompanisë do të tejkalojnë madje edhe ato të Volksëagenit, i cili ka mbizotëruar historikisht në këtë industri në rajon.

Bazuar në kapitalizimet e tyre përkatëse të tregut para mëngjesit të së mërkurës, njësia e re do të vlerësohet në rreth 41.1 miliardë euro. Carlos Tavares i PSA do të jetë CEO-ja i saj me një mandat fillestar prej pesë vjetësh, së bashku me me John Elkann, anëtar i familjes Agnelli të Italisë që drejton FCA.

PSA dhe FCA u shprehën se ata presin që kjo marëveshje të realizohet brenda 12-15 muajve të ardhshëm, duke iu nënshtruar miratimit të aksionarëve dhe lejeve rregulluese. Njoftimi vjen pasi të duja kompanitë konfirmuan në fund të tetorit se ata po ndiqnin bisedimet e bashkimit. Aksionet në PSA u rritën 1.5 për qind mëngjesin e kësaj të mërkure, kurse ato të  FCA-së mbetën në nivele të sheshta.

“Ky bashkim është një mundësi shumë e rëndësishme për ne, duke qenë se synojmë të shndërrohemi në kompaninë lider në indistrinë e atuomjeteve të së ardhmes, pasi pasi ne kërkojmë të zotërojmë tranzicionin e industrisw sw automobilave në një botë me lëvizshmëri të pastër, të sigurt dhe të qëndrueshme dhe t’u ofrojmë klientëve tanë produkte, teknologji dhe shërbime të klasit botëror”, përfundoi z. Tavares.