
Duhet ta shihni video-reklamën e FIFA 21 për ta kuptuar më mirë se për çfarë video-loje bëhet fjalë.
Kylian Mbappe, Eden Hazard e yje të tjerë të futbollit, vijnë si asnjëherë më parë në FIFA 21, ku janë shtuar karakteristika të jashtëzakonshme.
Jo rastësisht, FIFA është ndër video-lojërat më të famshme dhe më të kërkuara në botë, pasi sjell emocion, përvojë dhe dinamizëm të një niveli tjetër në krahasim me video-lojërat tjera.
Kësaj here, është punuar edhe më në detaje në grafikë, dizajnim të futbollistëve, fytyrat e tyre, ndërresat, efektet zanore, shikuesit e stadiumet.
FIFA 21 do të jetë e gatshme në pakë ditë, poashtu edhe për Play Station 5 dhe Xbox Series X.
Shihni videon më poshtë, për ta kuptuar më saktë për çfarë video-loje bëhet fjalë dhe cilat janë karakteristikat:
/Insajderi.com/