Insporti." />

FIFA ia bllokon transferimet e lojtarëve klubit të madh anglez për dy afatet e ardhshme kalimtare

FIFA ia bllokon transferimet e lojtarëve klubit të madh anglez për dy afatet e ardhshme kalimtare

Chelsea është dënuar për dy afatet e ardhshme kalimtare, pasi theu rregullat e transferimeve të lojtarëve nën moshën 18-vjeçare, përcjell Insporti.

Klubi gjithashtu është dënuar edhe me 628,000 euro gjobë nga organi më i lartë i futbollit në botë.

Pezullimi nuk përfshin largimet e lojtarëve dhe nuk do të praktikohet nga skuadra e femrave të klubit dhe nga ajo e futsallit.

Në komunikatë shkruhet: “Chelsea është gjetur fajtor në shkeljen e rregullit 18 të Rregullores në rastin e 29 lojtarëve të ri dhe ka bërë disa shkelje të tjera në regjistrimin e lojtarëve.

“Komiteti Diciplinor sanksionoi Chelsean me një pezullim për regjistrimin e lojtarëve në nivelin nacional dhe ndërkombëtar, për dy periudha rresht regjistruese.”

Pra, “Të Kaltërve” nuk do t’u lejohet që të transferojnë lojtarë në dy afatet e ardhshme të transferimeve. /Insporti.com