Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) i ka dhënë leje mbrojtësit Mërgim Vojvoda, të paraqitet në Përfaqësuesen e Kosovës.
Vojvoda, është anëtar i skuadrës belge, Mouscron, ndërsa deri tash ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Shqipërisë U21.
Tani ai mund të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Albert Bunjaki për ndeshjen kundër Turqisë më 12 nëntor. Kosova ka pasur telashet më të mëdha, në repartin e mbrojtjes në tri ndeshjet e fundit dhe ky lajm pë kombëtaren tonë është i mirë se ardhur. /Insajderi.com