Reagon këngëtarja: Po të ishin edhe 10 të tjerë sikur Tayna, bota do të ishte më e mirë

Reagon këngëtarja: Po të ishin edhe 10 të tjerë sikur Tayna, bota do të ishte më e mirë

Gjatë ditës së djeshme, Tayna kishte publikuar një fotografi, në të cilën tregon ushqimin që e kishte blerë për t’ua dhuruar familjeve në nevojë.

Postimin e fotografisë me ushqime për familjet në nevojë, nuk e ka parë si veprim të duhur, Olti Curri.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka reaguar duke shkruar “O Tayna na i solle zorret ne fyt qe publikon keto “bamiresite”…Per 50 Euro pazar shkon ben story tjeram kujton qe do i japin titullin shenjtore “Nene Tayna”.

Por, atij i është kundërpërgjigjur Fifi, e cila thotë se po të ishin edhe 10 të tjerë sikur Tayna, bota do të ishte më e mirë.

“Deshta sdeshta une kjo qika osht influencer..10 veta ma shume me dal sikur kjo bota bohet ma e mire..pastaj a ka harxhu 50 Euro a thjesht 5 Euro..kjo ka bo diqka bile ti rrin e flet…qoje njo “dost”, ka shkruar Fifi.

Në imazhin ku shihej bagazhi i mbushur me ushqim, rep-artistja Tayna i kishte lënë mbishkrimin “Bamirësia më e mirë është ajo që jepet për Ramazan”.