fbpx

Fifi kërkon vëmendje nga Flori

Fifi kërkon vëmendje nga Flori

Prej kohësh në media është komentuar gjatë për marrëdhënien mes kantautorit Flori Mumajesi  dhe këngëtares Fifi.  Është aluduar se mes tyre ka një histori  dashurie, mirëpo asnjëri nga dy personazhet nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Ata pak kohë më parë hoqën njëri-tjetrin nga ‘Instagram’ dhe të gjithë dyshuan se mes tyre kishte ndodhur ndonjë gjë. Megjithatë përveç lidhjes me Fifin, Flori është komentuar  gjatë dhe për marrëdhënien me Kejsi Tolën për të cilën përflitet se ka 10  muaj i lidhur me të.

Por, pavarësisht kësaj Fifi nuk ka  ndërmend  të ndalet dhe gjithmonë  i bën lëmsh fansat me postimet e saj në lidhje me  Florin. Ajo në orët e vona  ka publikuar një foto të Florit ku ka shkruar:

“Fifi në kërkim  vëmendje. Bëhet fjalë prej kantautorit Flori Mumajesi . Ku je?”, duke i bërë kështu kurioz të gjithë.