fbpx

Figura qesharake e LDK-së që flet me Rugoven akuzohet se po vepron tinëz kundër Abrashit

Figura qesharake e LDK-së që flet me Rugoven akuzohet se po vepron tinëz kundër Abrashit

Figura qesharake e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hazir Rugova që dikur thoshte se po fliste me Ibrahim Rugovën e vdekur po akuzohet se po vepron tinëz kundër Arban Abrashit.

Avdi Pireva është rizgjedhur kryetar i nëndegës së tretë të LDK-së në lagjen “Mati1” në Prishtinë. Por, Fatos Azemi po pretendon se kishte qenë kundërkandidat i Pirevës.

Ai po thotë se Pireva si pjesë ekipit të Hazir Borovcit ka mbajtur kuvendin zgjedhor pa njoftuar askënd.

“Nuk ekzistojnë banda në LDK. Thjesht, dikush po besoj që është frikësuar nga numrat e mi si kundërkandidat. Qëllimi im, dhe besoj i të gjithë kundërkandidatëve, duhet të jetë masivizimi i LDK-së, përkatësisht Degës së 3-të në këtë rast”.

“Ekipi i Hazirit (Brozovcit) nuk e ka njoftuar askënd. Madje, shumica nga kryesia e nëndegës Mati 1 nuk kanë pasur informata për kuvendin e djeshëm”, ka thënë ai për KTV-në.

Përplasja e djeshme e LDK-së kishte qenë vetëm verbale, por në një mbledhje të LDK-së në Kodrën e Trimave, ka eskaluar në përleshje fizike.

Policia e Kosovës ka arrestuar persona por që nuk ka njoftuar saktë për numrin e të arrestuarve.