Fileto pule e marinuar me kos dhe pesto borziloku, pasi ta provoni nuk do e hiqni më nga tryeza

Fileto pule e marinuar me kos dhe pesto borziloku, pasi ta provoni nuk do e hiqni më nga tryeza

Jeni një kërkim të një pjate të shpejtë, të shëndetshme, por mbi të gjitha lehtësisht të tretshme për një darkë vere? Nuk keni pse humbni kohë duke shfletuar librat e kuzhinës, pasi sonte kemi gjoks pule me kos dhe pesto borziloku.

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 4 gjokse pule (afërsisht 150 g secila), kripë e piper sipas nevojës, 1/3 gotë kos të bardhë (gota merr 250 ml), 2 lugë me pesto xhenoveze, 3 lugë djathë kaçkavall të grirë, 2/3 e gotës me galetë mikse (përziejmë më parë 1/2 gotë miell, me 1/3 gotë galetë, ½ lugë të vogël kripë, 1 lugë të vogël rigon, ½ lugë të vogël hudhër pluhur, 1 lugë majdanoz të grirë)

PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 200° C. Gjokset e pulës i spërkasim me kripë e piper. Marrim dy pjata të thella. Te njëra hedhim kosin, të cilin e përziejmë me pesto, ndërsa tek tjetra galetën mikse dhe djathin. Fusim gjokset e pulës në fillim në pjatën me kos, e tundim për t’i hequr sasinë e tepërt dhe më pas i futim në atë me galetë e djathë. I vendosim gjokset e pulës në një tavë ku kemi shtruar letër furre dhe i pjekim për rreth 20 minuta ose derisa të jenë pjekur edhe brenda. I kontrollojmë me majën e një thike që të mos dalë lëng rozë nga mishi dhe atëherë janë gati.