Filloi asfaltimi i rrugës në Kodrën e Trimave

Filloi asfaltimi i rrugës në Kodrën e Trimave

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

“Sot po asfaltohet rruga Vëllezërit Fazliu. Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin, në rindërtimin e rrugës dhe trotuareve në muajt e fundit”, ka shkruar Ahmeti./Insajderi.com/