Filloi gjykimi ndaj pjesëtareve të ISIS-it për tentim sulmi në Noter Dame

Në Gjykatën Speciale në Paris ka filluar gjykimi ndaj dy grave, pjesëtare të ISIS-it të cilat në vitin 2016 kanë planifikuar sulm afër katedrales Noter Dame.

Filloi gjykimi ndaj pjesëtareve të ISIS-it për tentim sulmi në Noter Dame

Dy gra kanë tentuar të kryejnë sulm me një veturë në të cilën kanë pasur bidonë plotë me benzinë.

Nëse shpallen fajtore, do të ballafaqohen me burgim të përjetshëm.

Në gjykim janë edhe gjashtë persona tjerë për vepra penale në lidhje me terrorizëm.

Tentimi i sulmit terrorist ishte i pasuksesshëm dhe askush nuk është lënduar.

Gratë për këtë sulm i ka rekrutuar një prej terroristëve më famëkeq francez.

Prokurorët pretendojnë se shpërthimi do të shkaktonte vdekjen e dhjetëra njerëzve në lagjen e njohur turistike të Parisit.

Përpjekja për sulm pasoi pas një sërë sulmeve terroriste të pjesëtarëve të ISIS-it në Francë./Insajderi.com.