Fillon aplikimi për subvencionimin e pagave dhe qirasë për bizneset e mbyllura

Fillon aplikimi për subvencionimin e pagave dhe qirasë për bizneset e mbyllura

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se tashmë mund të fillohet me aplikimin për subvencionimin e pagave të punëtoreve dhe pagesës së qirasë, njofton Insajderi.

Sipas administratës, kjo vlenë për punëdhënësit dhe qiramarrësit që kanë qenë të mbyllur nga 6 prill deri me 18 prill, pas vendimit të Qeverisë për masa kufizuese anti-COVID.

Për subvencionim të pagës së punëtorëve, mund të aplikojë punëdhënësi, nëse është:

Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë;
Biznes me nën-sektor gastronominë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi;
Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur;
Biznes me aktivitet finesë dhe palestra; dhe ose Biznes me linja aktive të licencuara për transport ndër-urban të udhëtarëve.
Ndërsa, për subvencionim të qirasë mund të aplikoj Qiramarrësi, nëse është:
Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë; dhe
Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur.

Personat të cilët do të përfitojnë sipas këtyre masave kërkesat e tyre duhet t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 11 maj. /Insajderi.com