Fillon bora në Prishtinë, Shpend Ahmeti ka një njoftim me rëndësi

Fillon bora në Prishtinë, Shpend Ahmeti ka një njoftim me rëndësi

Reshjet e borës kanë filluar para pak minutash në Komunën e Prishtinës, shkruan Insajderi.

Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se të gjitha ekipet janë në terren për të ndërhyrë në rast nevoje ndërsa ka shtuar që qytetarët të kenë kujdes në rrugë.

“Të gjitha ekipet e komunës janë në terren për shkak të rreshjeve të cilat kanë qenë të paralajmëruara. Meqenëse rreshjet janë të vazhdueshme ju lusim për kujdes në rrugë. Për çdo emergjencë kontaktoni 080012233”, ka shkruar ai në Facebook.