Fillon gjyqi ndaj Trump-it për trazirat në Capitol Hill

Fillon gjyqi ndaj Trump-it për trazirat në Capitol Hill

Gjyqi i dytë i fajësimit të Donald Trump fillon më 9 shkurt, ndërsa udhëheqësit e Senatit ranë dakord për një shpejtim të procesit, raporton BBC.

Ish presidenti është akuzuar për “nxitje të kryengritjes” në një fjalim para mbështetësve përpara trazirës vdekjeprurëse në Capitolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 6 Janar.

Demokratët thonë se ata kanë prova “dërrmuese” të fajit të tij ndërsa ekipi i tij i mbrojtjes pretendon se protestuesit veprojnë të pavarur.

Mbrojtja e quan gjyqin “absurd dhe antikushtetues” dhe ligjshmëria e tij do të jetë një fokus të martën.

Trump është i vetmi president amerikan në histori që është fajësuar dy herë dhe një nga tre vetëm që janë fajësuar fare. /Insajderi.com