![Fillon rregullimi i sporteleve në Rrugën e Kombit [FOTO]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/04/auto_nisin-punimet-1280x720_11522669030-730x440.jpg)
Ende pa kaluar 48 orë nga protesta në Rrugën e Kombit, për të cilën deri më tani janë arrestuar 23 kuksianë e hasjanë, ka rinisur puna për rivënien në punë të sporteleve ku do të paguhet taksa prej 5 eurosh.
Siç edhe duket në video, konçensionari nuk ka vonuar dhe ka rinisur punimet për ndërtimin e një terminali të ri, por edhe për ringritjen e atij që u shkatërruar gjatë protestës së shtunë.
Protestuesit janë shprehur se nuk do të lejojnë ngritjen e sporteleve.