Pas pauzës që zgjati 20 minuta, ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovën. Në sallë sipas kryeparlamentares Vjosa Osmani të pranishëm janë 61 deputetë të Kuvendit.
Ndryshe, kjo seancë është thirrur me kërkesë të 44 deputetëve të opozitës në lidhje me rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e qasjes shpërfillëse e joserioze të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në raport me këshillat e udhëzimet e përfaqësuesve të SHBA-ve.