fbpx

Fillon takimi Thaçi – Tusk në Bruksel

Fillon takimi Thaçi – Tusk në Bruksel

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas pak pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të Lartë të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të vizitës së tij në Bruskel, presidenti Hashim Thaçi do të takohet presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk si dhe komisionerin për Zgjerim nga Bashkimi Evropian Johannes Hahn, njofton Klan Kosova.

Gjatë këtyre takimeve, kreu in shtetit të Kosovës do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Bruksel, Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë.