Më pak raste me COVID-19 këtë javë janë shpresë për stabilitetin e sistemit shëndetësor.

Dy ditët e para të kësaj jave janë më shpresëdhënëse sesa java e kaluar që ishte alarmuese për qytetarët dhe institucionet shëndetësore, sa i përkët përhapjes së COVID-19.
52 raste janë raportuar pozitiv në mbrëmjen e së martës nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Krahasuar me javën e kaluar kur kishim 3 ditët më të rënda që nga shfaqja e coronavirusit, kjo javë po shënon rënie në raportimin e rasteve pozitiv.
Instituti Komëbtar i Shëndeit Publik, apelon vazhdimisht qytetarët për kujdes të shtuar. /Insajderi/