
Një person në Fushë Kosovë ka tentuar t’i shkelë me veturë policët.
Rasti ka ndodhur në orët e hershme pas mesnatës së djeshme.
Policët që kishin tentuar ta ndalojnë veturën, u rrezikuan shumë, kur ai jo vetëm që injoroi urdhërin e Policisë, por tentoi t’i shkilte ata.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, vozitësi është dërguar në mbajtje.