Filmi i famshëm “Clueless” do të ketë një vazhdim në formë të serive televizive

Filmi i famshëm “Clueless” do të ketë një vazhdim në formë të serive televizive

Filmi kult i viteve 90’, që nuk ndalet së rikthyeri këtë vit, të shumtën për shkak të stilin ikonik të veshjeve dhe karaktereve që na kanë mbetur në mendje për një kohë të gjatë.

Thuhet se vazhdimi i “Clueless” që ende nuk ka emër, do të përqëndrohet në personazhin e Dionne, pas zhdukjes misterioze të Cher, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Sipas Variety, seritë televisive janë përzgjedhur për të u zhvilluar nga kanali Peacock, i cili debutoi vitin e kaluar.

Seriali është përshkruar si “ngjyrë ‘baby pink’ me nuanca të kaltërta biseksuale, syze të vogla dielli, kafe me qumësht gruri dhe stile aderalli. Ngjarja përcjell Dionnen, pasi Cher, mbretëresha e shkollës zhduket.

Me këtë rast Dionne bëhet vajza më e popullarizuar në shkollë dhe hulumton lidhur me çka mund të i kishte ndodhur shoqes së saj.

Po risjellim për ju, trailerin e filmit origjinal “Clueless” ku do të kënaqëni me një sfilatë të shkurtër kostumesh të dizajnuara nga Mona May./Insajderi.com