Filmi kosovar “Cold November” fiton çmim në festivalin e filmit në Gjermani

Filmi kosovar “Cold November” fiton çmim në festivalin e filmit në Gjermani

Filmi kosovar “Cold November”, me regji të Ismet Sijarinës, ka fituar çmimin special të Jurisë në festivalin e njohur gjerman të filmit, “goEast” në Wiesbaden të Gjermanisë.

Menaxhmenti i filmit është shprehur i lumtur me vlerësimin që ka marrë “Cold November” në Gjermani.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që nga festivali i jashtëzakonshëm goEast në Wiesbaden Gjermani, kthehemi me çmimin special të Jurisë për filmin “Cold November” Ky është çmimi i tretë për filmin deri tash”, thuhet në një njoftim të uebfaqes zyrtare të filmit.

Filmi “Nëntor i Ftohtë”, është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me Albasky Film, Audiohaus dhe Ikonë. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Tematika e filmit të regjisorit “Nëntori i ftohtë” është një ngjarje e cila zhvillohet në fillim të viteve 90-të, në kohën e Qeverisë Jugosllave e cila e anuloi autonomin e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës.

E gjitha jeta institucionale në atë kohë bërë që shumica e qytetarëve asaj gjendje t’iu përgjigjen me demonstrata paqësore. Gjatë kësaj kohe, personazhi i filmit Fadili i cili punon si arkivist i duhet të zgjedh në mes dy opsioneve.