Filmi “Mbledhësi i puplave” i Bekim Fehmiut, rikthehet pas 50 vjetëve në kinematë e Francës

Filmi “Mbledhësi i puplave” i Bekim Fehmiut, rikthehet pas 50 vjetëve në kinematë e Francës

Një film i aktorit të ndjerë shqiptar, Bekim Fehmiu ka nisur të shfaqet në kinematë e shtetit francez.

Në 50 vjetorin e realizimit të filmit “Mbledhësit e puplave, Franca ka marrë të drejtën e shpërndarjes së filmit në kinematë e tyre, por i cili ka pësuar edhe disa ndërhyje në anën vizuele.

Në titullin origjinal ‘Skupljaci perja’, ku protagoniste kryesore në rolin e femrës ishte Olivera Katarina, ishte shfaqur këtë vit në festivalin prestigjioz të filmit në Kanë të Francës.

Kujtojmë se në vitin 1967 në këtë festival kishte triumfuar duke fituar Çmimin e Madh të Jurisë dhe Çmimin FIPRESCI.

Në gjuhën frënge filmi është titulluar “J’ai meme rencontre des Tziganes heureux”, ku tematikë e saj është një dashuri e ndaluar mes dy personave të shoqërive të ndryshme.

Filmi u nominua në kategorinë “Academy Award for Best Foreign Language Film” dhe “Golden Globe Award for Best Foreign Language Film”.

Filmi tashmë është rikthyer në garë edhe për “Festival Lumiere”, “Festival d`Arras” dhe “Festival Cinemed”.

Ndryshe, Fehmiu ka ndërruar jetë para shtatë vjetëve ndërsa hiri i trupit të tij është derdhur në lumbardhin e Prizrenit.