Filmi për emigrantët nga Kosova shpërblehet për të tretën herë në ‘Montreal’

Filmi për emigrantët nga Kosova shpërblehet për të tretën herë në ‘Montreal’

Filmi ‘Lost Exile’, me regji të Fisnik Maxhunit, po vazhdon suksesshëm rrugëtimin nëpër festivale, kësisoj edhe duke marrë çmime të rëndësishme. Kësisoj sot vjen edhe çmimi i radhës për këtë film që është nga Montreal, shkruan KultPlus.

‘Lost Exile’, në Festivalin ‘LE MUP’ në Montreal, nga juria profesionale është vlerësuar me çmimin e tretë.

Filmi ku luajnë aktorët Arben Bajraktaraj, May-Linda Kosumovic, bën fjalë për trafikimin ilegal të emigrantëve nga Kosova për në vendet perëndimore përmes Serbisë dukuri kjo që ka prekur një numër të madh të familjeve kosovare në kërkim të një jete më të mirë.

‘Lost Exile’ deri më tani ka disa çmime dhe ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme ndërkombëtare.