Filmi shqiptar “Dashuria s’mjafton” arrin në Cineplexx

Filmi shqiptar “Dashuria s’mjafton” arrin në Cineplexx

“Dashuria s’mjafton”, është ky filmi i dytë i Drilon Hoxhës, ku aksioni, drama, romanca, ndërthuren për të sjellë realitetin e shoqërisë sonë artistikisht.

“Dashuria s’mjafton” me regji e skenar të Drilon Hoxhës e me fotografi të Dashnor Asllanit, sjell një film aksion i ndërthurur me dramën dhe intrigën.

Dashuria nuk është e mjaftueshme për të arritur synimet e vendosura dhe shihet si pengesë, e të duhet të bësh pakt me botën e krimit dhe shpesh të sakrifikosh shokët e familjen për ambicien. E vetmja vlerë qe i ka mbetur qenies njerëzore po venitet me kalimin e kohës e po zëvendësohet nga inatet e hakmarrja.

 

Filmi ilustron një të ri i cili rifiton lirinë por nuk i ndahet asaj rruge i komanduar dhe i iluminuar nga një profesor i vjetër i cili jep këshilla dhe komandon nga burgu. Peripecitë dhe ligji i mbijetesës vjen instinktivisht nga nevoja e vetëmbrojtjes.

Një film që na bën të dashurojmë më shumë njerëzit, botën, natyrën e të respektojmë më shumë jetën.

Premiera e këtij filmi në Cineplexx do të jetë me 11 prill prej orës 20:10. Biletat mund t’i blini çdo ditë pas orës 15:00 në arkat e Cineplexx.

Dashuria S'Mjafton

Një produksion totalisht shqiptar, me regji e skenar nga Drilon Hoxha. ??Filmi Dashuria S'Mjafton prej 11 prillit në Cineplexx

Gepostet von Cineplexx Kosovo am Freitag, 5. April 2019