Jo rrallëherë, anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës janë shfaqur duke lexuar. Së paku, ashtu duken në fotografitë që ata i publikojnë në rrjete sociale, shkruan Insajderi.
Afrimin me librin zakonisht e bëjnë gjatë fushatave zgjedhore. Së fundmi, ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është parë duke lexuar librin “Presidenti ështe zhdukuar” të autorëve Bill Clinton dhe James Patterson.
Fotografia është gjetur në rrjetin social Facebook.
Përpos Mërgim Lushtakut, i njohur për leximin e librave është edhe nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj kishte deklaruar kohë më parë se i lexon 2-3 libra në muaj dhe gjithashtu kishte kërkuar ballafaqim me filozofët e vendit për çështjet e librave politik. Ai ishte shfaqur duke lexuar në qershor të vitit 2017, pikërisht afër zgjedhjeve që ishin mbajtur me 11 qershor./Insajderi.com/
Hoxhaj mburret se lexon 2-3 libra për një muaj, kërkon ballafaqim me filozofë