Filozofi me punime të falsifikuara që ndërroi dy parti por i shërbeu vetëm PDK-së

Filozofi me punime të falsifikuara që ndërroi dy parti por i shërbeu vetëm PDK-së

Sa i përket shkollimit ai mban titullin doktor shkence dhe ligjëron në lëndët: Histori e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Politika e Jashtme dhe Diplomaci. E quan vetën filozof.

Madje kishte arritur të hynte edhe në krye të institucionit më të lartë edukativ, rektor i Universitetit të Prishtinës.

Por të gjitha këto arritje universitare ranë në ujë në fillim të vitit 2014, kur Gashi u detyrua të jap dorëheqje nga posti i tij i rektorit pasi një nga punimet e tij i kishte botuar në një revistë fals në Indi.

Ishin organizuar protesta të mëdha.

fisteku

Edhe në politikë nuk është se i ka shkuar shumë mirë. Madje ai kishte dështuar në politikë qysh para se të hynte në rektorat.

Gjithçka kishte nisur në vitin 2006, kur në Kuvendin themelues të partisë së biznesmenit Behxhet Pacolli, ishte zgjedhur anëtar i kryesisë e më pas edhe nënkryetar.

Më 2007 arriti të bëhej deputet dhe më pas u bë edhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, post ky nga i cili dha dorëheqje në vitin 2012.

Më saktësisht me 3 korrik 2012 jep dorëheqje nga AKR dhe në po të njëjtin vit u zgjodh rektor i UP-së.

Kjo kishte ngjallur reagime të ashpra nga studentët dhe shoqëria civile, të cilët e konsideronin Gashin si njeri të politizuar.

Gashi kishte mohuar akuzat, por nuk vonoi shumë dhe ai demantoi vetën.

Dy muaj pas dorëheqjes nga posti i rektorit, Gashi u pa të jetë tejet i lidhur me politikën.

gashillapushnik

Dy muaj pasi kishte dhënë dorëheqje nga posti i rektorit, Gashi u pa tek bënte fushatë me Hashim Thaçin dhe PDK-në në fshatin Llapushnik, që është edhe vendlindja e tij.

Por pesë vite më parë, këtë parti, të cilës iu bashkua tek të hënën e 14 nëntorit, Gashi e kritikonte ashpër.

Thoshte se PDK-ja ka ndikuar që të krijoj në edukim një sistem politik.

“Është i pashëm thellimi i politizimit në arsim, në politikën e pranimit të kuadrove, madje edhe të studentëve”, thoshte Gashi sa garonte në AKR.

Ndërkaq në publikimin e Dosjeve të Shefave në Insajderi, Gashi del të jetë një person i afërt me PDK-në.

Dosjen e XXIII të përgjimeve, Ibrahim Gashi del të jetë një nga njerëzit e PDK-së qysh në vitin 2011, kur edhe janë bërë përgjimet e Adem Grabvovcit.

Në këto përgjime, Gashi, del të ketë qenë personi që ia ka hapur rrugën Adem Grabovcit në debatet televizive.

Këtë e konfirmon edhe vet Grabovci, ndërsa Gashi kurrë nuk e ka demantuar kurrë këtë gjë.

Grabovci madje e kishte cilësuar si të paaftë Ibrahim Gashin në debate. Teksa fliste me një gazetar tjetër të RTK-së që e akuzonte Grabovcin se nuk ka qenë i mirë në debat, ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, thoshte se faji ka qenë tek Ibrahim Gashi, të cilit i kishte dhënë përparësi të fliste.

Por, kur e kishte parë që ai nuk po jep argumente, “situatën e kishte marrë vetë në dorë”.

“Edhe unë deshta me respektu, Ibrahim Gashin, e ja dhash fjalën me fol ai me ba hapjen. E tash kur e boni ai hapjen, met. Dojsha ata me nxit pak ma tepër, mirëpo ata e panë qe ai hezitojke, atëherë e kom marrë situatën n’dorë si atë ditë në parlament”, lavdërohet Grabovci.

Ndërsa në Dosjen e IV, e titulluar “Koordinimi i Thaçit e Grabovcit për bllokimin e reciprocitetit me Serbinë”, Gashi shfaqet përsëri si një personazh që kryen favore mediale për PDK-në.

Në një moment Hashim Thaçi, tash president i Kosovës, flet me Gabovcin për një debat që do të mbahej në Rubikon të KTV-së me Ismet Beqirin, Visar Imerin dhe Ibrahim Gashin.

Thaçi e porosit të koordinohen me Gashin për t’ia “ftofë” opozitës.

“ Ani kordinonu pak e ftofnjau”.

“ Besoj, besoj që vazhdimisht jau kem ftofë”, i përgjigjet Grabovci.

Tash Gashi mund “tua ftoftë” edhe zyrtarisht të gjithëve në debate, pasi u anëtarësua në partinë të cilës i kishte kryer shumë shërbime./Insajderi.com