Finalistët e Kupës së Kosovës në basketboll caktohen sot

Finalistët e Kupës së Kosovës në basketboll caktohen sot

Skuadrat finaliste të turneut “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll, do të përcaktohen të premten kur edhe zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të kësaj gare, transmeton Insajderi.

Në gjysmëfinalen e parë që nis prej orës 16:00, do të takohen Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli, ndërsa prej orës 19:00 do të luhet dueli ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, raporton Koha.

Ndeshja finale në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet të dielën prej orës 17:30, ndërsa prej orës 14:00, do të luhet finalja e femrave në të cilën do të përballen KosovaHome Prishtina dhe Bashkimi.

Ndryshe, vitin e kaluar këtë garë e ka fituar skuadra e Pejës, e cila është eliminuar nga Prishtina.sp, në çerekfinalen e mbajtur mbrëmë. /Insajderi.com