Klubi kolumbian, Atletico Nacional, që është finalist i Copa Sudamericana, ka kërkuar që ky titull të shkojë për klubin brazilian, Chapecoense pas tragjedisë që i ndodhi këtij ekipi.
76 persona humbën jetën në përplasjen e aeroplanit në afërsi të qytetit Medellin të Kolumbisë, me të cilin po udhëtonte ekipi brazilian i futbollit, Chapecoense. Prej 76 personave, shpërtuan vetëm pesë, prej të cilëve tre ishin futbollistë të klubit brazilian.
Skuadra e Chapecoenses po udhëtonte drejt Kolumbisë, pasi të mërkurën do të ndeshej me Atletio Nacionalin në finalen e Copa Sudamericana (ekuivalente e Europa Ligës në Amerikën Latine).