Finalja e Majlindës në Dyseldorf – linku për live

Finalja e Majlindës në Dyseldorf – linku për live

Majlinda Kelmendi për pak minuta do të paraqitet në finalen e Grand Slam turneut të xhudos në Dyseldorf të Gjermanisë.

Majlinda deri në finale ka arritur në saje të formës shumë të mirë, kurse ipponi ndaj Odette Giuffridas në gjysmëfinale ka qenë pika më e ndritshme e paraqitjes së saj, raporton Insporti.

Kelmendi në finale do të takohet me mongolen Sosorbaram Lkhagvasuren, njërën nga xhudistet më të talentuara të gjeneratës së re, e cila arrin në finale të ndonjë Grand Slam turneu për herë të parë.

Mongolja është 17 vjeçare (e lindur në vitin 2001) dhe nuk është takuar më herët me Kelmendin, kurse si sendore, suksesi më i madh i saj është çerekfinalja e Grand Slamit në Osaka vitin e kaluar, ku Majlinda nuk kishte marrë pjesë, raporton Insporti duke u referuar në statistikat zyrtare të turneut.

Finalja fillon pas pak dhe këtu e shikoni LIVE.