Fitore dramatike krejt në fund e Tottenhamit [Video]

Fitore dramatike krejt në fund e Tottenhamit [Video]

Tottenhami ka arritur të fitojë tri pikë të rëndësishme në udhëtim te Aston Villa, e vlefshme për javën e 26-të në Premierë Ligë.

Alderweireld në minutën e nëntë shënoi autogol duke i dërguar vendasit në epërsi, ndërsa i njëjti në minutën e 27-të barazoi rezultatin.

Epërsinë mysafirëve iu dha Son në minutat shtesë të pjesës së dytë (45+2), i cili njëherë dështoi nga pika e bardhë, por topi iu kthye dhe me pas lehtësisht e dërgoi në portë, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishte Engels në minutën e 53-të që barazoi rezultatin, kurse Son e vulosi fitoren në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+5) pas një gabimi nga mbrojtja e Aston Villas.

Tottenhami tani ndodhet në pozitën e pestë me 40 pikë, kurse Aston Villa renditet në pozitën e 17-të me 26 pikë.