“Deputetja nuk tërhiqet”

Fitore Pacolli nuk e konsideron fyerje epitetin “këlysh” ndaj Avdullah Hotit

Deputetja Fitore Pacolli nuk tërhiqet. Vazhdon ta quajë kryeministrin Hoti këlysh, dhe thotë se ky epitet nuk është fyerje.

Fitore Pacolli nuk e konsideron fyerje epitetin “këlysh” ndaj Avdullah Hotit

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, nuk e ka konsideruar si fjalë fyese epitetin e përdorur nga ana e saj ndaj kryeministrit Avdullah Hotit, të cilin  dje e ka quajtur “këlysh i Thaçit”, njofton Insajderi.

Në emisionin Frontal, në T7, Pacolli ka thënë se në imagjinatën e saj ky epitet nuk përben fyerje, por është thënë në kontekstin që Hoti është bërë ndjekës i Thaçit.

“Është shumë me rëndësi që në vendin tonë merret më seriozisht atë që e themi se sa ajo që e bëjmë. Është menduar nga kontrolli që Thaçi po i bën Avdullah Hotit”.

Më pas Pacolli ka shtuar se shprehje të tilla përdorën edhe nga politikan ndërkombëtar, si p.sh: në Amerikë.

“Për mu nuk është e rëndë fjala këlysh, psh Byden i ka thënë Trumpit këlysh në raport me Rusinë. Njëjtë ka bërë Hilary me Trumpin është e njëjta, edhe unë e kam menduar në këtë mënyrë”./Insajderi.com