Fitore Pacolli thotë se Ganimete Musliu po e shantazhon me video-incizime në telefon

Fitore Pacolli thotë se Ganimete Musliu po e shantazhon me video-incizime në telefon

Fitore Pacolli ka komentuar seancën e mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës, e cila u ndërpre pak para se të eskalonte.

Pacolli, në një postim të gjatë ka thënë se ajo “çfarë ndodhi dje është e egër dhe e papranueshme”, ndërsa ka shtuar që “burrat e LDK-së iu sulën Vjosës, ata të PDK-së mua”.

Sipas Pacollit, e cila mbrëmë pati problem me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu,  tha se kjo e fundit prej kohësh e maltreton në forma të ndryshme dhe i bën bulizëm, njofton Insajderi.

“Ajo përdor telefonin e saj si mjet shantazhi. Ajo me telefonin e saj më inçizon gjatë tërë kohës. Provon të më shantazhoj sa herë që flas kinse ka video për mua dhe mund ta publikoj në momentin që ajo dëshiron. Këtë e bënë duke ngritur dorën dhe thërret emrin tim duke drejtuar gishtin drejt telefonit të saj. Mendon se më shantazhon me video të tilla. Disa muaj më parë është publikuar një video që më kishte inçizuar përderisa unë isha në sallë duke bërë punën time. Video e publikuar është inçizuar nga vet deputetja Musliu dhe është shpërdarë nga njerëzit e sa e shoqëruar me një tekst fyes”, ka shkruar Pacolli./Insajderi.com