Fitorja e Feronikelit në ‘Champions’, lajm i mirë për futbollin e Kosovës

Fitorja e Feronikelit në ‘Champions’, lajm i mirë për futbollin e Kosovës

Feronikeli e ka kaluar pengesën e parë në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, duke e mundur skuadrën e Lincoln Red Imps.

‘Nikli’ fitoi në stadiumin “Fadil Vokrri” me golin e vetëm të shënuar nga Mendurim Hoti qysh në minutën e tretë ndaj skuadrës nga Gjibraltari.

Kundërshtari i radhës në raundin tjetër të garës më të madhe për klube në Evropë do të jetë Santa Calomoa nga Andorra, që dje fitoi nga Tre Penne i San Marinos (1-0).

Lajmi i mirë për futbollin e Kosovës pas fitores së Feronikelit