Fitorja e lehtë e Barcelonës

Fitorja e lehtë e Barcelonës

Barcelona fitoi ndaj Sportingut të Lisbonës me rezultat 0-1 në Ligën e Kampionëve. Mysafirët mbajtën topin dhe sulmuan vazhdimisht, por nuk arritën të tregojnë diçka në fazën finale të fushës.

Goli i vetëm në takim erdhi nga Sebastian Coates në minutën e 49-të.

Mbrojtësi uruguaian shënoi në portën e tij dhe kështu i dha klubit katalunas tre pikët e radhës.

Pas kësaj fitore Barcelona prin në Grupin D me gjashtë pikë, ndjekur nga Sportingu dhe Juventusi nga tre pikë.

Pa pikë në grup në vendin e fundit është Olympiakosi. Ndeshja e ardhshme e klubit spanjoll është ndaj klubit grek.

https://www.youtube.com/watch?v=0qy07RUa_k8