fbpx

Fitorja në Grammys bëhet arsye që reperja të mbyllë Instagram-in

Fitorja në Grammys bëhet arsye që reperja të mbyllë Instagram-in

Menjëherë pas fitores në ceremoninë e çmimeve Grammy, reperja Cardi B postoi një video në Instagram ku i drejtohej fansave dhe ndjekësve, të cilët e kundërshtuan në masë këtë triumf të saj.

Pak orë pas postimit, e cili ende qarkullon në internet, reperja e njohur e mbylli llogarinë në Instagram, pasi siç u shpreh: “I ka ardhur në majë të hundës”.

Në video ajo dëgjohet të thotë: “Punova shumë fort për këtë projekt muzikor. Mbaj mend që vitin e kaluar në Grammys të gjithë po thonin se mua mu vodh fitorja, po tani çfarë problem keni? Albumi im u bë platin dy herë, në çdo renditje që ekziston ishte në 10 vendet e para. Punova shumë, mbylla veten në studio për 3 muaj dhe pasi e pëfundova, fjeta 4 ditë rresht gjumë. Gjatë gjithë kohës isha shtatzënë dhe e kam mbyllur në kohë rekord.”

Komentet në këtë video ishin të shumta, shumica e tyre ende negative dhe që vazhdonin të ishin kundër reperes, prandaj ajo vendosi që ta mbyllë përfundimisht llogarinë në Instagram.

Në fjalimin e fitores në ceremoninë e Grammys ajo falenderoi vajzën e saj Kulture, sepse ajo ishte e vetmja arsye që e motivoi të punonte fort. Polemikat fillimisht nisën nga Ariana Grande, e cila e quajti fitoren e Cardi-t një “idiotësi”. Ajo më pas shpjegoi që në fakt të gjithë inatin e kishte me akademinë e vlerësimit, të cilët kishin ftuar prindërit e ish-të dashurit të saj Mac Miller në ceremoni edhe pse e dinin që ai s’do të fitonte.