Fituesi i çmimit “Nobel” për paqe lirohet nga burgu

Fituesi i çmimit “Nobel” për paqe lirohet nga burgu

I burgosuri Fituesi i Çmimit Novel për Paqe, kinezi Liu Xiaobo vuan sipas avokatit të tij nga “kanceri i mëlçisë që është në fazë të avancuar”. Shnag Baojun tha për agjencinë gjermane të shtypit në Pekin, se 61-vjeçari është sjellë nga burgu në spitalin e Shenyang të provincës Liaoning, për të marrë trajtimet mjekësore.

Aktivisti për të drejtat civile u dënua në vitin 2009 me akuzën “cënim i pushtetit shtetëror” me njëmbëdhjetë vite burg. Në vitin 2010 ai morri Çmimin Nobel për Paqe. Në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve, karrikja e tij ishte e zbrazur. Gruaja e tij Liu Xia qysh atherë mbahet në arrest shtëpie në shtëpinë e saj në Pekin.

Liu Xiaobo ishte kryetar nderi dhe bashkë-autor i “Kartës 08” ku 300 Intelektualë bën thirrje për reforma demokratike, origanizuar nga Klubi Pen. Studiuesi i Letërsisë ka qenë i burgosur disa herë edhe pas lëvizjes së përgjakshme demokratike në vitin 1989 në Pekin./DW